Ilustrim

Një i arrestuar për rrahje në një lokal në 'Rrugën B'

Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se ka tentuar ta godas një person gjatë një rrahje.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Sipas Policisë në rast ishin përfshirë edhe personeli i lokalit të cilët e kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe i kanë shkaktuar lëndime.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar, ka njoftuar PK.