Një grua bie nga një ndërtesë në Fushë Kosovë, Policia fillon hetimet 

Një grua ka rënë nga një ndërtesë gjatë ditës së sotme në Fushë Kosovë. Ajo është dërguar për tretman mjekësor. 

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

Ahmeti ka treguar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 në rrugë “Arbëria”. 

Zëdhënësja ka thënë se aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.