Tre vjeçarja e zhdukur, Madeleine McCann. Foto: BBC News

Një gjerman shpallet i dyshuar 15 vite pas zhdukjes së një tre vjeçareje në Portugali

Gjermani Christian Brueckner po cilësohet si i “dyshuari zyrtar” një rast që kishte ndodhur 15 vite më parë në Portugali.

Bëhet fjalë për zhdukjen e Madeleine McCann, e cila ishte vetëm tre vjeç kur ishte shpallur si person i zhdukur, raporton BBC News.

Hera e fundit kur ajo ishte parë ka qenë 3 maji i vitit 2007 në një pushim familjar në Praia da Luz të Portugalisë.

Gjatë ditës së djeshme prokurorët portugez që po hetojnë zhdukjen e McCann kanë deklaruar se zyrtarisht kanë një të dyshuar lidhur me rastin.

Për këtë janë njoftuar edhe autoritetet kompetente gjermane, të cilat me kërkesë të prokurorëve portugezë njoftuan Christian Brueckner që po cilësohet si i dyshuar.

Në anën tjetër, policia gjermane thuhet se ka njoftuar se Brueckner janë duke e hetuar që nga 2020 për rastin e njëjtë.

Tutje tregohet se i dyshuari, Brueckner ka mohuar çdo përfshirje në këtë rast.

Kjo nuk është vepra e parë për të cilën ky i fundit po akuzohet, aktualisht Brueckner është duke vuajtur një dënim me burg për vepra penale të drogës në Gjermani dhe gjithashtu është dënuar me shtatë vjet për përdhunimin e një gruaje 72-vjeçare.

I dyshuari Christian Brueckner. Foto: BBC News