Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. Foto: KQZ

Nis rinumërimi i 530 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nisur rinumërimi i 530 vendvotimeve nga komuna të ndryshme të Kosovës, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Valmir Elezi para mediave ka thënë se arsyet e vendimit për rinumërim, kategorizohen në 5 grupe.

“Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se janë 149 vendvotime tek të cilat nuk përputhen votat e kandidatëve me votat e subjekteve politike për shkak të gabimit teknik në formularin e rezultateve të subjekteve politike”, ka thënë ai.

Sipas Eelzit, gjatë auditimit gjithashtu rezulton se 24 vendvotime kanë problem teknike të mospërputhjes së numrit të fletëvotimeve, mungesës të faqeve apo rezultatet janë të paqarta.

“Nga të gjeturat nga auditimi rezulton se 81 vendvotime në këto vendvotime nuk ka vota tek subjekti politik por ka tek kandidati/kandidatët Në 89 vendvotime, gjatë auditimit është vërejtur se kandidati ka më shumë vota se subjekti politik”, ka shtuar ai.

Elezi ka shtuar se në 187 vendvotime rezulton se kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor, është rekomanduar rinumërimi i 530 vendvotimeve, rekomandim ky i cili u votua nga anëtarët e KQZ-së por të cilët më pas edhe dhanë disa arsyetime të tyre.

Vendimi për rinumërimin e 530 vendvotimeve shtyen procesin e numërimit të votave me kusht