Nis Projekti 'Migrimi Legal dhe Punësimi në Gjermani'

Shkolla Gjermane për mësimin e Gjuhës gjermane dhe trajnim profesion, “Interesonnel Kosova” dhe Kompania Gjermane DEKRA, organizojnë ceremoninë e prezantimit të projektit “Migrimi legal dhe punësimi në Gjermani, me theks të veçantë të infermierëve edhe punëtorëve në Gjermani dhe vendet e Bashkimit Evropian, ndalimi i Migrimit Ilegal në shtetet e Bashkimit Evropian”.

Në këtë prezantim marrin pjesë drejtues të Institucioneve vendore e ndërkombëtare, me ç ‘rast do të kenë nga një fjalë rasti.