Nigeri, ikin mbi 1 mijë e 800 të burgosur

Më shumë se 1 mijë e 800 të burgosur janë arratisur nga një burg në Nigeri pas sulmit që i është bërë këtij institucioni nga disa persona të armatosur, kanë thënë zyrtarët.

Sulmuesit thuhet se hynë në oborrin e burgut në qytetin jug-lindor të Owerri duke përdorur eksplozivë për të shpërthyer bllokun administrativ, transmeton rtv21.tv.

Gjashtë të burgosur thuhet se janë kthyer, ndërsa 35 nuk pranuan të arratiseshin.

Policia ka akuzuar grupin e ndaluar separatist, Indigjenët e Biafra, për kryerjen e sulmit. Raportohet se grupi e ka mohuar përfshirjen. Shërbimi Korrektues Nigerian ka konfirmuar se 1 mijë e 844 të burgosur u arratisën nga burgu në shtetin Imo.

Presidenti Muhammadu Buhari e quajti sulmin një “akt terrorizmi” të kryer nga “anarkistët”. Ai u bëri thirrje forcave të sigurisë për të kapur sulmuesit dhe të burgosurit e arratisur.

Një zëdhënës i lëvizjes separatiste të Popullit Indigjen të Biafra i tha agjencisë së lajmeve AFP se akuzat se ishte pas sulmit të së hënës ishin “gënjeshtra”.

Që nga janari, disa stacione policie dhe automjete në të gjithë Nigerinë jug-lindore janë sulmuar dhe sasi të mëdha municionesh të vjedhura. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. /21Media