Niçiq: 11 serbë janë testuar për COVID-19, asnjë pozitiv

Gazetari serb, Budimir Niçiq në emisionin “Jeta në Kosovë”, tha se nga komuniteti serb janë testuar 11 persona të dyshuar me COVID-19, por që sipas tij të gjithë kanë rezultuar negativ.

“Janë rreth 100 njerëz që gjenden në izolim në Gracanicë dhe janë njerëz që kryesisht kanë ardhur  nga Serbia gjatë kësaj jave, të cilët kanë marrë rekomandim të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Policia shpesh i përcjell dhe shihet që janë aty”, tha Niciq.

Sa i përket problemeve me ushqimin, ai shprehet se komuniteti në këtë qytet nuk e ka këtë problem.

“Në përgjithësi njerëzit nuk kanë problem të tilla. Natyrisht ekzistojnë njerëzit e kërcënuar ndaj këtij virusi, sic janë të mëshuarit dhe të varfërit. Por, janë formuar disa shtylla mbrojtëse,komuna e Gracanicës i ka formuar”, tha Niçiq.

Më poshtë gjeni debatin e plotë:

 

www.kallxo.com