Ngjarjet e Paralajmëruara për Ditën e Enjte, 08.03.2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, shefja e Misionit të BE-së, Alexandra Papadopoulou dhe ambasadori britanik, Ruari O’Connell, vizitojnë Institutin e Mjekësisë Ligjore. (Objekti i Institutit, ora 09:00)

Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e kryeministrit mban tryezën e diskutimit “Avancimi i agjendës për barazi gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe ambasada e Francës, organizojnë forumin me temë “Të drejtat pronësore të grave”. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 10:00)

Mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Në Ditën Botërore të Veshkës, aktivistët e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës do të shpërndajnë fletëpalosje dhe do të ofrohet matja e sheqerit në gjak dhe e tensionit të gjakut për qytetarët. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00)

OVL e UÇK-së në Kaçanik, shënon 19-vjetorin e Betejës së Ivajës. (Ivajë e Kaçanikut, ora 11:00)

Mbahet tryeza e organizuar nga Kolegji AAB me temën “Avancimi i pozitës së gruas në shoqërinë kosovare”. (Qendra Mediale, Kolegji AAB, ora 11:00)

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe organizatat e tjera mbështetëse, organizojnë marrshin protestues “Marshojmë, s’festojmë”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

Një grup jo-formal i grave dhe vajzave të Komunës së Prizrenit, mbajnë marshin ‘N’zi’. (Sheshi “Shadërvan”, ora 12:00)

Mbahet diskutimi “Angazhimi shoqëror e politik i grave”. (Fakulteti Filozofik I UP-së, Salla e konferencave, ora 15:30)