Ngjarjet e ditës së shtunë, 02.06.2018

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi, do t’i vizitojnë pikat kufitare në Morinë dhe Shishtavec. (Morinë, ora 09:00)

Filharmonia e Kosovës mban konferencë. (Objekti i Filharmonisë së Kosovës, ora 10:00)

Organizohet takimi letrar – artistik dhe shpirtëror “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”. (Kisha “Shën Abrahami” në Llapushnik, ora 11:00)

Mbahet Kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Pejë. (Hotel “Dukagjini”, ora 11:00)

Mbahet Kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Klinë. (Restaurant “Nora”, ora 14:00)

Mbahet Kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Suharekë. (Restaurant “Rozafa”, ora 16:00)

Mbahet Kuvendi zgjedhor i degës së AAK-së në Rahovec. (Shtëpia e Kulturës “Mentor Zyberaj”, ora 18:00)

Filharmonia e Kosovës mban koncert. (Kisha “Shën Ndou” në Prishtinë, ora 20:30)