Nënshkruhet memorandumi për financimin e projektit për mbledhjen e rrëfimeve për masakrën e Krushës së Madhe

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtar, “Pjetër Bogdani” kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen financiare të projektit: “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”.

Memorandumi është nënshkruar në prani të kryeministrit të Kosovës, Ahdullah Hoti, kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifit dhe përfaqësuesit të fshatit Krushë e Madhe, Selami Hotit.

Realizimi i këtij projekti, i cili parashihet të mbledhë rreth 300 rrëfime të të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe dhe do të realizohet nga BK “Pjetë Bogdani” dhe Dega e Antropologjisë e Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Nënshkrimi i memorandumit, MKRS- BKK, ‘Pjetër Bogdani’. Foto: Urim Krasniqi

Duke folur për rëndësinë e këtij projekti, kryeministri Abdullha Hoti ka thënë se mbledhja e rrëfimeve të të mbijetuarave të masakrës së Krushës së Madhe në Rahovec, është një përpjekje konkrete që i ka munguar realitetit kosovar.

“Projekti, ‘Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe’ është një përpjekje për dokumentimin dhe dëshmimin e përjetimeve individuale të të mbijetuarve. Ky projekt është  një hap përpara në përkushtimin për t’u dhënë zë kujtimeve të mbijetuarve dhe trashëgimisë së atyre që ranë, si dhe të pagjeturve, në përpjekje drejt shërimit, gjetjes së përgjigjeve të shumëpritura dhe njohjes më të thellë të historisë e të identitetit tonë”, ka thënë Hoti.

Hoti ka falënderuar edhe ambasadën e SHBA-ve për mbështetej për japin për projektin “Kujtesa e Kosovës”.

Ndërkaq, ministrja e MKRS-së, Vlora Dunoshi ka thënë se “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”, synon të mbledhë dëshmi përmes dëshmitarëve dhe të të mbijetuarve mbi masakrën e Krushës së Madhe.

“Ajo çfarë ka lënë pas kjo masakër është pasqyrë e një historie të trishtë, falënderoj krushianët që do t’ i bëjnë ballë rrëfimeve të atyre ngjarjeve. Ky është një projekt i rëndësishme që duhet të shërbej si model edhe për  institucionet tjera për mbledhjen  e  historive të tilla”, ka thënë ndër të tjerash Dumoshi.

Kurse, Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit ka potencuar rendësinë e projektit “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”.

Sipas tij, mbledhja dhe arkivimi i dëshmive gojore të të mbijetuarve të masakrës së Krushës ka rëndësi të madhe.

“Të mbijetuarit e masakrave nuk janë të shumtë, ata pak që mbijetuan, dita ditës po rrallohen. Ka prej tyre që vdiçën pa treguar rrëfimet, nuk i pyeti askush, asnjë institucion, asnjë  institucion që ka për qëllim të ndaj drejtësi. Krimi në Krushë të Madhe është i egër, aty njerëzit u vranë u dogjën e hodhën në një varrë dhe një numër i tyre u zhdukën diku në Serbi. Nga 241 sa i vrau Serbia, 64 ende nuk dihet se ku janë, në mesin e tyre edhe Ukshin Hoti ”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Latifi.

Kurse Selami Hoti, përfaqësues i fshatit Krushë e Madhe ka potencuar se bashkëfshatarët e tij,  do të japin ndihmën e tyre për realizimin e projektit, “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe”.

Ai ka falënderuar ambasadën amerikane për ndihmë që po japin në realizmin e këtij projekti dhe projekteve tjera të ngjajshme.

Ai ka përmnedur edhe një vizitë që kishte zhvilluar ambasadori amerikan në Krushën e Madhe.

“Atë ditë që dëgjoi rrëfimet e tij, Kosnet, shkëlqësia e tij, ambasadori i SHBA-ve u përlot. Gjatë vizitës së tij i kërkova që këto rëfimet të regjisotrohet për gjernerat të reja”, ka thënë ai.

Ndërsa ka thënë se pret lajme nga varrezat masive në serbi. “Shpresojë që nga gërmimet që po bëhen në varrezën e Kizevakut, të na sjellin ndonëj kockë të familjarëve tanë”, ka potencuar ai.

Për projektin kanë folur edhe drejtori i BK-së, “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku.

Ai ka thënë se ky projekt është më i madhe që po realizohet në kuadër të projekti “Kujtesa e Kosovës”.

“Ky projekt do të realizohet nga BK-ja ‘Pjetër Bogdani’ dhe Dega e Antropologjisë së UP-së. Projekti përfshinë 300 intervista me të mbijetuarit dhe dëshmitar të masakrës.  Këto rrëfim do të ndihmojnë dhe sjellë prova të reja për këtë masakër”, ka thënë Gajraku.

Kurse, Shemsi Ktasniqi, profesor në UP ka thënë se projekti parashihte të zgjas dy vjet dhe do të realizohet nga një ekip i kryesuar nga profesor Arsim Canolli.

“Projekt  do të realizohet në disa faza, ndër të cilat edhe publikimi i intervistave për publikun, promovimi i projektit përmes aktiviteteve ndryshme si dhe përkthimi i tyre në shqip dhe anglisht”, ka thënë Krasniqi që është pjesë e projektit.

Projekti: “Kujtesa e Kosovës: Rrëfimet e të mbijetuarve të masakrës së Krushës së Madhe” parashihet të përfundojë në nëntor të viti 2022.

Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat që kreu Ushtria Serbe gjatë Luftës së Kosovës mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Masakra u krye më 25 mars 1999 në fshatin Krushë e Madhe, në afërsi të Rahovecit, një ditë pas fillimit të bombardimeve të Jugosllavisë nga NATO dhe la rreth 243 viktima, ndërsa 63 nga viktimat mbeten të zhdukura.

Ky aktivitet është mbjtur në kuadër të aktiviteteve që po mbahen në kuadët të “Muajit të Anton Çettës”.

Nënshkrimi i memorandumit, MKRS- BKK, ‘Pjetër Bogdani’. Foto: Urim Krasniqi