23 vjet nga masakrat në Krushë të Madhe dhe të Vogël

Sot janë bërë 23 vjet nga masakrat në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël.

Më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona, përfshirë burra, gra, pleq e fëmijë.

Kjo masakër konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të kohës së luftës në Kosovë.

Ndërsa, në nderim të viktimave, homazhe në Krushë të Madhe do të bëjnë liderët e shtetit të Kosovës.

Sot, po ashtu do të bëhet rivarrimi i shtatë viktimave të masakrës së Krushës së Vogël dhe do të ketë homazhe nga liderët në përvjetorin e kësaj masakre.

Nesër rivarrosen mbetjet mortore të viktimave të luftës të masakrës së Krushës së Vogël

.