Vërshime të mëdha në Krushë të Madhe - VIDEO

Vërshime të mëdha të rrugëve ka ndodhur edhe në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit.

Një qytetar i këtij fshati ka publikuar një video në ‘Facebook’, në të cilën shihet që uji ka përmbytur rrugët dhe tokat, ndërsa ende nuk dihet për dëmet e shkaktuara nga kjo zonë.

Ditëve të fundit Kosova është përballur me reshje të shumta të shiut dhe të borës, që ka sjellur vështirësi në disa rajone në vend, sidomos rajoni i Dukagjinit, ku është përballur edhe me përmbytje në shumë zona të banuara.

FOTO – Përmbytjet në Kosuriq të Pejës