Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Nënkryetarja e Mitrovicës së Veriut: Askush nuk merr pagë nga dy sistemet
28.1.2021 - 20:44
Nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq ka thënë në “Kallxo Pernime” se askush nga shërbyesit civilë në këtë Komunë nuk merr pagë edhe nga Kosova edhe nga Serbia.
Ajo thotë se ky fenomen është ndaluar në vitin 2014.
“Në Komunën e Mitrovicës së Veriut nuk ka rroga të dyfishta. Kjo nuk është e vërtetë. Rrogat e dyfishta janë ndërprerë më 2014. Jo veç në administratë, por në asnjë sektor, as në arsim e as në shëndetësi”, tha Hoxhiq.
“Ata që janë në listën e pagave të Kosovës, të Komunës, nuk marrin paga të tjera nga sisteme tjera”, tha Hoxhiq.