Nën shoqërimin e pijeve alkoolike e këngëve rapsodike, Haradinaj e Ramosaj sfidojnë masat kundër COVID-19

Ndonëse për hir të shëndetit publik propozuan që fushata zgjedhore të zgjatë vetëm pesë ditë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, morën pjesë në një organizim me dhjetëra persona në Bjeshkët e Belegut.

Sipas disa fotografive në rrjetin social “Facebook”, në këtë darkë me tavolinë të mbushur edhe me pije alkoolike, të shoqëruar edhe nga tingujt e instrumenteve dhe këngëve të rapsodëve, të pranishmit u panë duke mos respektuar as distancën sociale. E në disa pamje tjera nuk u panë të kenë vendosur maskën kundër COVID-19.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore në ambiente të jashtme deri në pesëdhjetë (50) persona (publiku). Organizatori obligohet të sigurojë mbajtjen e distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.

Gjithashtu pavarësisht numrit të personave, ndalohet organizimi i ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Këto janë fotografitë nga kjo ndejë në Bjeshkët e Belegut që janë bërë publike nga nikoqiri Denis Maksutaj: