Ilustrim

Në Spitalin Rajonal të Ferizajt 38 pacientë të infektuar me coronavirus po trajtohen me oksigjen

44 pacientë po trajtohen në Spitalin Rajonal të Ferizajt. Nga kjo shifër 34 kanë rezultuar pozitiv me coronavirus ndërsa negativ kanë rezultuar 10.

Drejtori i Spitalit Rajonal në Ferizaj, Jeton Zeqiri ka treguar se 38 nga pacientët janë duke u trajtuar me oksigjen.

Shtatë mjekë në këtë spital kanë rezultuar pozitiv dhe 12 infermierë.

Gjatë ditës së sotme në Kosovë janë regjistruar 162 raste të reja me COVID-19.

Vetëm në Ferizaj janë shënuar 10 raste të reja. IKSHPK ka njoftuar sot edhe se numri i të shëruarve është 220.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi po bën apel që të respektohen masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 në Kosovë.