Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Në Spitalin e Pejës 9 pacientë në oksigjenoterapi, një në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë duke u trajtuar 51 pacientë, prej të cilëve 41 janë të konfirmuar përmes testit me COVID-19, ndërsa 10 pacientë janë në pritje të rezultatit të testit.

“9 pacientë janë në oksigjenoterapi, një pacient është në gjendje të rëndë, ndërsa që pacientët e tjerë kanë gjendje stabile. Trajtimi i pacientëve me Covid-19 po bëhet në Repartin Infektives dhe në Pulmologjisë.”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës./21Media