Fotografi: Reuters

Në ShBA, Coca-Cola ambalazhohet në shishe plastike të ricikluara 100%

Kompania Coca-Cola do të shesë pijet e saj të njohura në shishe të bëra nga 100% material plastik i ricikluar në Shtetet e Bashkuara, njoftoi prodhuesi i pijeve të martën, shkruan Reuters.

Arsyeja e këtij ambalazhi është luftimi i mbetjeve plastike dhe për të zvogëluar gjurmët e karbonit.

Gjigandi i sodës dhe pijeve, i kritikuar si një nga prodhuesit më të mëdhenj të mbetjeve plastike, u zotua para dy vitesh që do të mbledh dhe do të ricikloj një shishe ose kanaçe deri në vitin 2030.

Kompania do të fillojë të nxjerrë shishet e reja 13.2oz Coke, Diet Coke, Coke Zero Sugar, Coca-Cola Flavors këtë muaj në shtetet e verilindjes në Florida dhe Kaliforni.

Kompania me bazë në Atlanta, Georgia, tha se shishet e reja të ricikluara do të ndihmonin në zvogëlimin e përdorimit të saj të plastikës së re me më shumë se 20% në të gjithë portofolin e saj të Amerikës së Veriut krahasuar me vitin 2018.

“Ne e kuptojmë mundësinë tonë unike dhe përgjegjësinë e qartë për të bërë një ndryshim pozitiv në krizën globale të plastikës”, tha Alpa Sutaria, nënkryetar i kompanisë nga Njësia Operative e Amerikës së Veriut.

Duke filluar këtë muaj, kompania do të qes në shitje shishet e ambalazhimit të madh në Kaliforni, New York dhe në Teksas. Ndërsa markat e saj Dasani dhe Smartwater në disa vende në muajt e ardhshëm.

Nestle dhe PepsiCo, ndër ndotësit kryesorë, kanë marrë gjithashtu hapa për të ridizajnuar paketimet dhe për të zvogëluar mbeturinat.