Në kohë virusi pishina e Gërmisë do vazhdojë të jetë e hapur deri më 31 gusht

Qeveria e Kosovës morri vendim që pishinat, fitneset dhe gjitha aktivitetet në hapësira të mbylllura të ndalohen, nga kjo përjashtohen ato që janë në ambient të hapur siç është edhe pishina e Gërmisë.

Këtë e konfirmoi edhe Liridon Llapashtica nga ndërmarrja komunale “Sport Marketing” që merret me menaxhimin e pishinës, ai tha se pishina do jetë e hapur si viteve tjera duke ju përmbajtur rregullave distancuese.
“Po pishina do mbetet e hapur sepse vendimi i qeverisë është vetëm për ato në ambiente të mbyllura, ne po i respektojmë të gjitha rregullat ku përfshihet distanca 2,5 metra mes çadrave,” tha LLapashtica.
Tutje ai shtoi se frekuentimi i ulët ka bërë që të ketë shumë humbje dhe se do jetë problem për pagat e gati 40 punëtorëve.

“Nuk kemi aspak leverdi ta mbajmë të hapur, brenda ditës kemi diku reth 20-30 vizitorë, do jetë problem edhe për pagat e stafit prej 40 punëtorëve, por meqenëse kjo është pishinë publike do vazhdojë të mbetet e hapur deri në përfundim të sezonit, pra deri në ditën e fundit të muajit gusht,” shtoi Llapashtica.

Vendimi i Qeverisë për fitneset, pishinat e shkollat e futbollit