Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Në Dejnë të Rahovecit gjenden mjete shpërthyese dhe fishekë

Një person ka raportuar në Polici se gjatë kohës sa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara shpërthyese të tipit A-6 dhe rreth 100 fishekë.

Policia njofton se mjetet shpërthyese janë gjetur në fshatin Dejnë të Rahovecit, më 18.06.2024, rreth orës 15:40.

Lidhur me rastin është informuar njësia për deminim, thuhet në raportin e Policisë.