Në bisedë telefonike me Kurtin, Borrell falënderon Kosovën që u radhit me BE-në për sanksionet kundër Rusisë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

Kurti tha se Borrell ka falënderuar Kosovën për përafrimin e sanksioneve me Bashkimin Evropian kundër Rusisë ndërsa theksoi se kanë diskutuar rreth dialogut dhe situatës aktuale.

“Falendëroj, Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar për situatën aktuale dhe për dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën që iu bashkua sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë”, shkroi ai në Twitter.

Kosova i bashkohet ShBA-së dhe Evropës me sanksione ndaj Rusisë