Ndërmarrja Publike Banesore nga sot përgjegjëse për këndet e lojërave në Prishtinë

Ndërmarrja Publike Banesore (NPB) dhe Komuna e Prishtinës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, ku NPB-ja nga sot është përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave dhe këndeve në Komunën e Prishtinës.

“Rekreacioni në natyrë njihet nga mësuesit e hershëm të fëmijërisë si një bazë kritike për mësimin e ardhshëm të fëmijëve. Më shumë sesa një vend për të luajtur, terrenet e lojërave gjithashtu mbështesin zhvillimin fizik, shoqëror, emocional dhe njohës të fëmijëve tanë të vegjël”, thuhet në komunikatën e NPB-së.

NPB-ja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që këto hapësira të mbesin të pastra dhe të reja.

Ditë më parë KALLXO.com ka raportuar për gjendjen e rrezikshme të lojërave në kryeqytet, ku në shumë lagje të Prishtinës ato janë të braktisura dhe të pa mirëmbajtura.

 

(VIDEO) Këndet e lojërave në Prishtinë, pa mirëmbajtje dhe të rrezikshme

.