Foto: Ilustrim

Ndalohen 14 persona, kapen duke luajtur bixhoz ilegal

Janë arrestuar 14 persona pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke zhvilluar lojëra ilegale të fatit.

Ngjarja ka ndodhur në Komunën e Gjakovës gjatë ditës së djeshme në ora 01:00 pas mesnate.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre, pronari i lokalit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari kosovar – bashkëpronar i lokalit për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje për 48 orë.