Komisoni për Shëndetësi FOTO-KALLXO.com

Mungon PDK-ja, Nisma e Lista Serbe, ndërpritet puna e Komisonit për Shëndetësi

Mungesa e kuorumit ka bërë që të shtyhet mbledhja e Komisonit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportonte Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj lidhur me masat kundër COVID-19.

Megjithatë, për shkak të mungesës së deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Nismës Socialdemokrate dhe Listës Serbe, Komisoni ndërpreu punën.

PDK sot ka njoftuar se do të pezullojë punën e saj në Kuvend për një javë për shkak të zhvillimeve të fundit, përkatësisht aktakuzave nga Prokuroria e Specializuar që ndër të tjerë po e akuzon për krime lufte edhe Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

Para se të mbyllen punimet e Komisionit, Armend Zemaj tha se do t’i njoftojë deputetët me shkrim lidhur me hapat e mëtutjeshëm sa i përket masave kundër COVID-19.

“Masat janë konform rekomandimeve të IKSHP. Përkushtimi dhe angazhimi është i madh, mbilizimi është i përgjithshëm. Japim llogari  para Kuvendit dhe qytetarëve. Pandemia po vazhdon të marr jetë, virusi nuk është i fshehur, prandaj vazhdoni me respetim te masave”, tha ai.