Mungesa e kuorumit, Kuvendi mbyll punimet e sesionit pranveror

Një pjesë e madhe e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje por edhe disa nga partitë opozitare, nuk morën pjesë në seancën e fundit të sesionit pranveror.

Mungesa e madhe e ligjvënësve pamundësoi kuorumin që të mbahej seanca që ishte planifikuar për sot, dhe për këtë arsye nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, ka mbyllur punimet e mbledhjes së sotme.

“Ka kaluar një orë prej kur e kemi pasë të paraparë të mbajmë seancën, ende nuk kemi kuorum. Unë propozoj që ta mbyllim për këtë sesion dhe ju uroj pushim të këndshëm dhe shihemi në shtator” – ka deklaruar Bogujevci.

Të pranishëm në seancë nuk janë parë as anëtarë të kabinetit qeveritar.