Moti sot në Kosovë, me diell dhe vranësira të dendura

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë për sot mot me diell dhe vranësira të dendura.

Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve.

Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.