
Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com
Moti sot
26.3.2023 - 08:53
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të dielën në vendin tonë do të mbaj mot me diell.
Temperatura minimale do të jetë 3 gradë celsius ndërsa gjatë ditës temperaturat do shkojnë deri në 18 gradë.
“Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i qetë, me pak vranësira dhe me intervale të gjata me diell. Në fushat termike parashihet të ketë rënie të lehta” – thuhet në njoftim.