Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin e 11.06.2024.

Edhe nesër pritet që temperaturat të shkojnë deri në 31 gragë Celcius.