Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 04.06.2024.