Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

“E mërkurë – Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen që vende-vende të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK.