Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, njofton Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.