Ilustrim: NASER FEJZA

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 deri në 25 gradë Celsius.

Gjatë ditës, parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s, thuhet në njoftimin e IHMK-së.