Moti - Foto: KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot mbi vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me mundësi për reshje shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie kryesisht në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten pothuaj konstante.

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë nga 12 deri në 15 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi  1-9m/s.