Moti, ilustrim. Foto: KALLXO.com

Moti për nesër

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira,  të cilat vende-vende, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit parashihen të sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri 32 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë të shtunën, më 08.06.2024.