Moti për dy ditët e ardhshme në Kosovë, mëngjesi me ngrica e ditën me diell e vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin.

Kurse, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.