(Ilustrim) FOTO: KALLXO.com/Atdhe Mulla

Moti gjatë javës, i nxehtë dhe me vapë

Mot i nxehtë dhe me vapë do të vazhdojë  të mbajë edhe javën e ardhshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10:00-17:00 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.