Foto: KALLXO.com

Moti gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të ketë reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.

IHMK njofton po ashtu se do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Këto temperatura do të ulen si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vranësirave konvektive të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar. Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike.