Mot me diell edhe gjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe gjatë ditëve të ardhshme do kemi mot me diell.

Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 28 gradë celcius.

Do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius,” thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim theksohet se indeksi i rrezeve të diellit Ultra violetë do jetë i lartë dhe do kete era të lehta në drejtim të verilindjes.