Momenti kur Policia e Shqipërisë kap të dyshuarin që transportonte mina me telekomandë në Mirditë - VIDEO

Policia shqiptare ka arrestuar një 28 vjeçar në flagrancë duke transportuar 2 mina me telekomandë me lëndë plasëse C4 në qytetin e Mirditës.

28 vjeçari po lëvizte në këmbë kur është arrestuar nga pjesëtarët e policisë shqiptare, të cilin e bllokuan me dy vetura në rrugë.

Pamjet mund t’i shihni në këtë LINK. 

Nga hetime e para dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar, kanë njoftuar organet e rendit.

Ndërsa në banesën e tij i është gjetur një 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Arrestimi i 28 vjeçarit është bërë në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas po  transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit dhe ishte organizuar operacioni policor i koduar “Safe City”.

“Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”- ka bërë të ditur policia.