Momentet kur ushtarët e FSK-së bashkohen me familjarë pas përfundimit të misionit në Ishujt Falkland - VIDEO

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se një kontingjenti i saj është kthyer në atdhe pas përfundimit të misionit në Ishujt Falkland.

Kontingjenti i FSK-së në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është pritur nga familjarët, ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj, komandanti i FSK-së gjeneral, Bashkim Jashari dhe oficerë e nënoficerë të lartë të FSK-së.

Mehaj ka falënderuar ushtarët më shërbimin ndaj atdheut duke ju uruar suksese në të ardhmen.

“Faleminderit për shërbimit ndaj atdheut, të gjithëve, sidomos edhe familjarëve sepse më lehtë është të jesh në mision e më vështirë është me i pritë djemtë dhe vajzat kur janë jashtë vendit. Në emër timin dhe të gjeneral lejtnant , Bashkim Jashari, ju uroj juve dhe neve të gjithëve suksese në të ardhmen. Faleminderit edhe njëherë për shërbimin që e keni bërë”- ka deklaruar Mehaj.

Ky është misioni i dytë jashtë vendi i FSK-së pas atij në Kuvajt përkrah Ushtrisë amerikane.

Aktualisht FSK vazhdon misionin në ishujt Falkland, me kontingjentin e dytë që ka zbarkuar gjatë këtij muaji