Mjetet mbrojtëse personale në punë

Mjetet mbrojtëse personale (MMP) të gjitha pajisjet e projektuara për t`u veshur dhe mbajtur nga i punësuari me qëllim që ta mbrojnë atë kundër një ose më shumë rreziqesh, që mund të kërcënojnë sigurinë dhe shëndetin e tij gjatë punës, madje edhe çdo pjesë shtesë ose aksesor të projektuar për këtë qëllim.

Në bazë të rrezikut ekzistojnë MMP për: mbrojtjen e kokës; mbrojtjen e rrugëve të frymëmarrjes; mbrojtjen e syve; mbrojtjen e dëgjimit; mbrojtjen e gjymtyrëve të sipërme dhe gjymtyrëve të poshtme; mbrojtjen e trupit, parandalimin e rrëzimeve.

Në varësi të veprimtarisë së kryer nga subjektet e ndryshme, MMP ndahen në:

• MMP të kategorisë së parë: janë të projektuara thjeshtë dhe ndihmojnë për të mbrojtur të punësuarin nga rreziku i dëmeve fizike të lehta. Për shembull, ato që mbrojnë të punësuarin nga fenomene të zakonshme atmosferike gjatë veprimtarisë profesionale apo nga veprimi dëmtues i rrezeve të diellit;

• MMP të kategorisë së parë: janë mjetet që mbrojnë nga një rrezik i rëndësishëm, të projektuar veçanërisht për mbrojtjen e syve, krahëve, duarve dhe fytyrës.

• MMP të kategorisë së tretë: janë ato të projektuara në mënyrë të ndërlikuar dhe mbrojnë të punësuarin nga rreziqet e vdekjes ose nga plagosjet e rënda dhe të përhershme. Në këtë kategori përfshihen, për shembull, MMP që mbrojnë nga rrëzimi nga lartësia, ose që mund të përdoren si izolues për tensionet e larta elektrike.

Çdo MMP duhet të ketë manualin e vet të përdorimit dhe të mirëmbajtjes që përshkruan përdorimin e saj të duhur, në varësi të llojit të rrezikut për të cilin përdoret, dhe procedurat e mirëmbajtjes që duhet të kryhen për të ruajtur një shkallë të lartë të mbrojtjes dhe të vlefshmërinë. Është e rëndësishme që i punësuari të ruaj me korrektësi MMP dhe t’a informojë menaxherin e tij për çdo defekt. Gjithashtu duhet të respektohet afati për përdorimin e tyre.

Këshillat për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e ofron kompania HSK.