Mitrovicë, vozitësi humb kontrollin, përplaset në dyert e Ujësjellësit

Një burrë deri sa ka qenë duke drejtuar makinën e tij duke mos e përshtatur shpejtësinë dhe kushtet e rrugës ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka goditur një shenjë trafiku dhe më pas është përplasur në dyert e hyrjes së ujësjellësit në Mitrovicë.

Në raportin policor thuhet se vozitësi i makinës ka marr trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas është liruar në shtëpi.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.