Foto: Policia e Kosovës

Mitrovicë, Policia sot shqiptoi 93 gjoba për shkelje të masave anti COVID-19

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës ka zhvilluar sot një aksion për zbatimin e masave anti COVID-19, me ç’rast ka shpërndarë 93 gjoba.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Njësitet policore në kuadër të  Drejtorisë Rajonale,  Mitrovicë-Jug, gjatë  ditës së sotme  kanë vijuar me zbatimin e masave kundër -Covid 19. Sot në intervalin kohor 07:00–19:00, policia ka shqiptuar 93 gjoba. Të gjitha këto në përputhje me vendimet e  institucioneve shtetërore për  parandalim të përhapjes së pandemisë”, ka thënë ai.