Foto: Ilustrim

Mitrovicë e Veriut, i dyshuari i dehur sulmon policinë

Një burrë nga Mitrovica e Veriut është arrestuar pasi nuk ka respektuar vendimin e qeverisë për masa mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor.

I dyshuari pas kontrollimit mjekësor është mbajtur për gjashtë orë në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.