Foto: OSBE

Misioni i OSBE-së në Kosovë mirëpret emërimin e Gazmend Hoxhës në pozitën e drejtorit të Policisë

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka mirëpretur emërimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Si partnerë të ngushtë që nga fillimi, Misioni i OSBE-së është i përkushtuar që – mbi bazën e më shumë se dy dekadave të bashkëpunimit me Policinë – të zhvillojë kapacitetet e tyre për të luftuar krimin, të pasurojë personelin, dhe t’iu ndihmojë që të shërbejnë të gjitha komunitetet në mënyrë efektive” – ka shkruar OSBE në rrjetin social “Facebook”.

Gazmend Hoxha u emërua sot Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës në mbledhjen e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme pas proceduarave ka propozuar Hoxhën për këtë pozitë.

Policia ishte pa drejtor që nga 30 gushti i 2022-ës dhe udhëheqej nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, i cili deri në ditën e dorëheqjes së ish-drejtorit Samedin Mehmeti mbante pozitën e zëvendësdrejtorit.