Qeveria e Kosovës. Foto: Zyra e kryeministrit në Facebook

Miratohet vendimi për kompensimin financiar të delegatëve të legjislaturës së vitit 1990

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim vendimin për miratimin e kompensimit financiar të njëhershëm për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Sipas vendimit, do të ndahen 287 mijë euro për ata që janë certifikuar për deputetë.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Qeverisë, zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi ka shpjeguar se kompensimin financiar do ta marrin edhe familjarët e atyre delegatëve të cilët kanë vdekur.

“Mjetet financiare ndahen proporcionalisht sipas numrit të deputetëve sipas gazetës zyrtare. Për ata që kanë ndërruar jetë kompensimin e marrin bashkëshorti ose bashkëshortja apo fëmijët” – deklaroi ai.