Margarita Robles. Foto: Ministria spanjolle e Mbrojtjes, Facebook.
Ministrja spanjolle e Mbrojtjes thotë se në Gaza po ndodhë një gjenocid i vërtetë
Ministrja e Mbrojtjes e Spanjës, Margarita Robles, tha të shtunën se ajo që po ndodh në Gaza është një “gjenocid i vërtetë”.
Gjatë një festimi për Ditën e Forcave të Armatosura të Spanjës të shtunën, Robles i tha transmetuesit publik shtetëror TVE se Spanja është mbështetëse për çështje të ndryshme globale, duke shtuar, “ne nuk mund të injorojmë atë që po ndodh në Gaza, që është një gjenocid i vërtetë”.
Më shumë se 35,000 njerëz kanë vdekur në ofensivën izraelite në Gaza.
Në fillim të kësaj jave, Spanja, së bashku me Norvegjinë dhe Irlandën, njoftuan planet e tyre për të njohur zyrtarisht shtetin palestinez nga 28 maji.
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit po shqyrton hapa të mëtejshëm diplomatikë kundër Norvegjisë, Irlandës dhe Spanjës pas njoftimit të mërkurën, tha një burim i njohur me këtë çështje, shkruan CNN.
Izraeli është nën presionin ligjor dhe politik në rritje për fushatën e tij në Gaza dhe ka mohuar gjenocidin në një çështje në vazhdim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) të ngritur nga Afrika e Jugut.
Më heret, këtë javë Gjykata Penale Ndërkombëtare njoftoi se po kërkonte urdhër-arrest për liderin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinëar dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.