Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi, flet për qeverisjen 100 ditëshe

Ministrja në detyrë e Kulturës, Vlora Dumoshi në mbledhjen e sotme të qeverisë për 100 ditëshin e qeverisjes tha se ndonëse me staf të reduktuar për shkak të pandemisë, si ministri kanë punuar me prioritete.

“Si pasojë e pandemisë, takimet dhe komunikimet me palët janë realizuar virtualisht. Ministria ka funsionuar me staf të reduktuar mirëpo dinamika e punës është shpërndarë në atë mënyrë që të gjitha çështjet të trajtohen me prioritetin e duhur”, tha ajo.

Dumoshi përmendi projekte me komuna të Kosovës për infrastrukurë kulturore dhe sportive, duke bërë të ditur se kanë nënshkruar 40 memorandume për të ndimuar klubet djhe federatat sportive.