Foto: Arjana Berisha/Kallxo.com

Ministrja e Katarit në Kosovë, takon presidenten Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad. 

Takimi i cili ka filluar rreth orës 09:30 po mbahet i mbyllur për media. 

Ministrja e Katarit pritet të takohet më pas me kryeministrin, Albin Kurti.

Al Misnad u emërua Ministre e Zhvillimit Social dhe Familjes në tetor 2021. Ajo është e fokusuar në zhvillimin njerëzor, duke përfshirë luftën kundër analfabetizmit, ndërgjegjësimin për të drejtat e fëmijëve dhe grave dhe promovimin e tyre.

Katari ka njohur Kosovën më 07.01.2011. Kosova ka hapur ambasadën në Doha në shtator 2019, ndërsa Katari mbulon Kosovën nga Tirana.