Foto: MKRS

Ministrja Dumoshi mbledh grupin punues për muzeun e ish-Burgut të Prishtinës

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka priti sot në takim konstituiv anëtarët e grupit punues për shndërrimin në muze të ish-Burgut të Prishtinës.

MKRS ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është folur rreth punës që duhet bërë për shndërrimin në muze të ish- burgut famëkeq të Prishtinës.

Gjatë këtij takimi, sipas komunikatës së MKRS, ministrja Dumoshi ka potencuar se Burgu i Prishtinës ishte vendi ku shumë figura të rëndësishme të vendit tonë janë burgosur e persekutuar politikisht.

“Prandaj shndërrimi i tij në muze është i domosdoshëm për kujtesën tonë kolektive dhe për njohjen e kontributit të shumë njerëzve në Kosovë”, citohet të ketë thënë Dumoshi.

Ndërkaq, pos sipas komunikatës së ministrisë, gjatë këtij takimi anëtarët e grupit punues premtuan angazhim maksimalisht gjithmonë duke pasur në konsideratë ndjeshmërinë e çështjes, kompleksitetin e ndërtesës, si dhe aspektin shoqëror dhe historik të saj.

Ndërtesa e ish- Burgut të Prishtinës do shndërrohet në muze dhe do të menaxhohet dhe administrohet nga MKRS-ja.

Grupi punues, i cili do të përgatis infrastrukturën e nevojshme që ish- burgu i Prishtinë të shndërrohet në muze përbëhet prej: Vjollca Aliu, kryesuese, ndërsa e anëtarë: Luan Mulliqi, Bislim Zogaj, Xhavit Loshaj, Hydajet Hyseni, Meriman Braha, Fikrije Berisha, Haxhi Ademi, Ajshe Kamberi.

Ish-Burgu i Prishtinës – Foto: KALLXO.com