Ministria e Tregtise dhe Industrise. Prishtine, 03.06.15. Photo:Atdhe Mulla

Ministria me hulumtim për nevojat për trajnime të NVM-ve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), pritet të dalë me një analizë që ka të bëjë me nevojat për trajnime për NVM-të [Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme], si dhe vlerësimi i ndikimit të pandemisë COVID-19.

Për këtë qëllim, ministria hapi tender për të cilin ndau 9,999 euro.

Ky hulumtim pritet të bëhet nëpër komunat e Kosovës dhe në këtë hulumtim parashihet të përfshihen 800 ndërmarrje të vogla dhe të mesme.

Kontrata u praapa të ketë një kohëzgjatje prej 120 ditëve.

Koutimi i çmimit është lloji i procedurës së përdorur, ndërsa si kriter për dhënie të kontratës është caktuar çmimi më i ulët.

Nëpërmjet këtij tenderit, nga ministria kërkohet operatori ekonomik që del fitues i tenderit, të bëhet : përgatitja e pyetësorit në aspektin profesional duke respektuar qëllimet kryesore të ANT, si dhe vlerësimi i ndikimit të pandemisë COVID 19, lektorimi dhe finalizimi i dokumentit ku përfshihen 40 deri 50 pyetje, printimi i 800 pyetësorëve, identifikimi i ndërmarrjeve të vogla të mesme, përgatitja e programit për procesimin e të dhënave dhe procesimi i tyre, përgatitja e rezultateve në programin “Power Point” si dhe përgatitja e raportit.